19 Prill 2024

Haradinaj: Do të rrugëtojmë gjithnjë në rrugën e lirisë

Prishtinë, 5 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga invalidë të luftës, veteran e bashkëluftëtarë të UÇK-së, në nderim të Epopesë së UÇK-së, ka bërë sot homazhe në Prekaz, tek varri i komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjës Jashari.

“Jemi sot këtu, së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandatit legjendar Adem Jasharu dhe familjës Jashari, por edhe dëshmorëve dhe luftëtarëve tjerë.\"

\"Ky nderim nuk mjafton, por megjithate dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë.”, tha kryetari Haradinaj, pas homazheve.

Shpëtim Agusholli, invalid i luftës së UÇK-së, gjithashtu ka shprehur nderimin për familjën Jashari dhe komandatin, Adem Jashari: “Jemi këtu në nderim të komandantit dhe familjës Jashari, që ka sakrifiku shumë për lirinë e Kosovës.”, tha Agusholli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)