19 Prill 2024

Turqia vazhdon mbështetjen për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan e cila fillimisht e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri si Ministër i Drejtësisë.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme, në mes tyre dhe mbështetjen që Turqia ka dhënë për sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Ozan lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në koordinim me institucionet e tjera të drejtësisë, për realizimin e reformave të reja legjislative në sistemin e drejtësisë me qëllim të rritjes së transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit.

Ndryshimet e planifikuara kanë për qëllim të reformojnë edhe sistemin e edukimit ligjorë në Kosovë, fushë kjo në të cilën Qeveria Turke vazhdimisht ka mbështetur institucionet e Kosovës përmes projekteve të ndryshme.

Ambasadorja Turke, në anën tjetër ka ri-konfirmuar që Qeveria Turke është e gatshme të vazhdojë të mbështesë konsolidimin e infrastrukturës ligjore dhe fizike të gjyqësorit në Kosovë, konkretisht të ndihmojë në ndërtimin e objektit të Institutit Gjyqësor të Kosovës respektivisht ‘Akademisë së Drejtësisë’ si një ndër projektet e planifikuara nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Kuçi është shprehur se mirëpret çdo mbështetje të mëtejshme në drejtim të thellimit të bashkëpunimit përmes projekteve mbështetëse nga Turqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)