29 Mars 2024

RTK duhet t’i kthehet e t’i shërbejë interesit publik

Prishtinë, 4 mars - Lëvizja Vetëvendosje! është tejet e shqetësuar me zhvillimet në Radio Televizionin Publik të Kosovës e sidomos ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe degradimin që po i bëhen këtij mediumi. RTK është bërë  çerdhe e punësimit  për grupe të ngushta interesi si dhe mjet propagandues në duart e pushtetit, si dhe i shkeljeve ligjore nga vet menaxhmenti i tij.  

Vetëvendosje vlerëson se mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, animet politike në programet informative,  keqmenaxhimi i financave, janë vetëm disa nga shkeljet që e shoqërojnë këtë institucion tani e sa vite.

Rasti i fundit i emërimit të redaktorëve të lajmeve dhe kryeredaktorit të Kanalit 5, ku njëri nga të emëruarit, Ismet Hajrullahu, bashkëshorti i anëtares së bordit, Majlinda Hajrullahu, është në konflikt të drejtpërdrejtë të interesit dhe përbën shkelje të nenit 25 dhe nenit 27 të Ligjit për RTK-në, si dhe është vetëm një shembull në vazhdën e shkeljeve të vazhdueshme që janë bërë në këtë institucion publik.

\"Ne e përkrahim plotësisht, protestën e sotme të redaktorëve të dhomës së lajmeve dhe personelit në përgjithësi, kundër emërimeve politike në këtë medium, dhe vënies së tij në shërbim të këtij pushteti që i ka kapur edhe institucionet tjera publike\", thekson Vetëvendosje.

Bordi i RTK-së, si organi më i lartë, duhet të fillojë të ushtrojë funksionin e vet mbikëqyrës  dhe t’i adresojë shqetësimet e ngritura, në veçanti nga Sindikata e Punëtorëve dhe redaktorët  e RTK-së, për t’i dhënë  fund shkeljeve ligjore dhe ndërhyrjeve në pavarësinë editorial të këtij institucioni. 

Vetëvendosje thekson se themelues i RTK është Kuvendi i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili po e trajton këtë institucion si të ishte prona e tij private, duke bërë ndërhyrje të vazhdueshme dhe të drejtpërdrejta në politikat redaktuese të këtij institucioni.

Kuvendi i Kosovës si themelues dhe financuesi kryesor i RTK, përmes komisionit parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, duhet të kujdeset për mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga institucioni i RTK si dhe ky institucion t’i kthehet interesit të publikut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)