24 Prill 2024

EBU njoftohet me censurën në RTK që bëhët nga Kastrati e Arifaj

Prishtinë, 3 mars - Me kërkesë të përfaqësuesve të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), përfaqësues të 12 redaktorëve të RTK-së, nënshkrues të kërkesës për anulimin e konkursit dhe shkarkimin e eprorëve censurues, kanë zhvilluar sonte në Prishtinë një takim me zyrtaren ligjore të EBU-së, Jane Wizard dhe Radka Betcheva nga kjo organizatë.

Në këtë takim delegacioni i redaktorëve në përbërje të Rabisha Muhaxhirit, Valbona Ismailit, Shkumbin Ahmetxhekajt  dhe Arsim Halilit e kanë njoftuar znj. Wizard për gjendjen më të cilën përballet stafi editorial në RTK.

Ata kanë prezantuar fakte konkrete lidhur me shkeljet profesionale dhe censurën e cila ushtrohet mbi stafin editorial nga Ngadhnjim Kastrati dhe Lorik Arifaj. 

Redaktorët kanë falënderuar përfaqësuesen e EBU-së për vullnetin dhe gatishmërinë e saj për të dëgjuar nga afër shqetësimet me të cilat përballen prej kohësh dhe të cilat janë injoruar nga ana e menaxhmentit.

Përfaqësueset e EBU-së theksuan se zhvillimet në RTK janë në fokus të kësaj organizate dhe se e mbështesin pavarësinë editoriale dhe institucionale të transmetuesit  publik të Kosovës dhe premtuan se do të shqyrtojnë seriozisht këto shqetësime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)