20 Prill 2024

Bordi i RTK-së kërkon shfuqizimin e konkursit për Kryeredaktorë

Prishtinë, 3 mars - Për shkak të tejkalimit të procedurave, Bordi i RTK-së, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm, që t'a shfuqizojë konkursin për Kryeredaktorë.

"Për shkak të tejkalimit të proceduarave gjatë procesit të konkursit për zgjedhjen e kryeredaktorëve, Bordi i RTK-së, në mbledhjen e vet të mbajtur më 3 mars 2015, merr vendim që të kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm shfuqizimin e vendimit të datës 02.03.2015 për zgjedhjen e kryeredaktorëve.

Kjo kërkesë e Bordit në asnjë rast nuk ka të bëjë me emrat e kandidatëve dhe të të zgjedhurve, të cilët inkurajohen të jenë pjesë e procesit të ardhshëm për zgjedhjen e kryeredaktorëve", thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)