26 Prill 2024

Kosova po qeveriset nga dy kryeministra

Prishtinë, 2 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po qeveriset nga dy kryeministra, Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se këta dy kryeministria nuk i sollën asnjë njohje të re Kosovës për 100 ditë. “Kryeministrat Mustafa e Thaçi - gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re! Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa - Thaçi.

A do ta sillni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve? Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çfarë paguheni nga qytetarët e Kosovës? Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)