26 Prill 2024

Familjarët e të zhdukurve kundër Natasha Kandiqit

Prishtinë, 2 mars - KKAFZHK në mbledhjen e rregullt shqyrtoi edhe propozimin e shëmtuar të udhëheqjes së Komunës të Gjakovës për shpalljen: “Qytetar nderi tё komunës sё Gjakovës Natasha Kandiq” aktivisten serbe tё rodit të Jabllanoviqve.

Aktivistet e këtij asociacioni qe bashkon familjarët e të zhdukurve të Kosovës, shprehen pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre dhe të familjarëve për të cilët u tha se ata ende pa u qetësuar nga goditja- ofendimi i rëndë i bashkëkombësit të z. Kandiq, morën goditjen e dytë e cila i ka lënduar edhe më shumë.

 Familjarët pyesin nga kush doli një ide e tillë e pa kurrfarë mbështetje, me karakter antishqiptar dhe antinjerëzor qe të ngacmoj plagën e hapur të qytetarëve më të goditur nga forcat nacional- fashiste të Serbisë së Milosheviqëve, të cilët ende po vazhdojnë të kërcënojnë shqiptarët. Ftojmë udhëheqjen e Komunës së Gjakovës dhe sidomos këshilltarët e asamblesë komunale qe të heqin nga rendi i ditës një herë e përgjithmonë një propozim të tillë i cili është i pa pranueshëm, ofendues dhe i pa vend. Përndryshe në aktivistët dhe familjarët e kategorisë së goditur rënd nga pasojat e veprimeve kriminale dhe gjenocidale të shtetit më antishqiptar- Serbisë, do të reagojmë në formën tonë më të ashpër.

Gjithashtu, konsiderojmë se vonë apo asnjëherë për të gjallë tonë, nuk do të duhej kush as të mendoj për gjëra të tilla- “nderim” për asnjë qytetar të Serbisë për deri sa ajo nuk kërkon falje, nuk shpreh pendim dhe nuk e pranon realitetin e ri- Republikën e Kosovës.

Nё fund kërkojmë mirëkuptim dhe respektim të kërkesës tonë tё drejtë, si dhe qe individët e institucioneve tё Republikës së Kosovës tё jenë më tё kujdesshëm ndaj familjarëve tё zhdukurve tё luftës nё Kosovё.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)