19 Prill 2024

Jahjaga: Çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës

Prishtinë, 2 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari o Komisionit, zotëri Prenk Gjetaj.

Zotëri Gjetaj e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur.

Ai gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë.

Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë.

Ajo theksoi se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)