26 Prill 2024

Përfaqësimi i grave në qeveri mbetet i ulët

Prishtinë, 2 mars - Deputetet e Kuvendit të Kosovës thonë se vendi duhet të vazhdojë të zbatojë kuotën gjinore prej 30 për qindësh në përfaqësimin e grave në Kuvend.

Ato thonë se kjo shifër është në funksion të nxitjes dhe forcimit të barazisë gjinore që ende është e pamjaftueshme, pasi sipas tyre përfaqësimi i grave në vendimmarrje mbetet i ulët.

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka thënë se përfshirja e grave në politikë që nga paslufta ka shënuar përparim. Por sfidë sipas saj, mbetet pushteti ekzekutiv.

“Në rast se flasim menjëherë për periudhën e pasluftës natyrisht se ka përparim, sepse sot i kemi në institucione më shumë gra të përfshira, pra në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka ndodhur për shkak të masave afirmative ligjore që janë ndërmarr siç është kuota gjinore.\"

\"Në rast se flasim për përfshirjen e grave në postet vendimmarrëse në pushtetin ekzekutiv, këtu vazhdon të jetë një fushë që kryesisht u përket burrave, pra ata po dominojnë. Nëse flasim për qeverinë e fundit mund të them se kemi shënuar regres sepse kemi më pak ministre gra në këtë qeveri edhe përkundër faktit se numri i ministrive është rritur”, ka thënë deputetja Lama, transmeton VOA.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka thënë se gruaja duhet të shndërrohet në një partner të barabartë edhe në politikë.

“Opinioni ka filluat t’i vlerësojë gratë si pjesë aktive e politikëbërjes dhe ta çmoj kualitetin e tyre, rrjedhimisht ka filluar t’i votojë pa paragjykimin se çfarë gjinie janë deputetët. Mirëpo problemi shfaqet më shumë të partitë politike dhe dëshmia më e mirë e kësaj është përfaqësimi që kemi brenda qeverisë së Kosovës”, është shprehur ajo.

Edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se shqetësim mbetet përfshirja e ulët e grave në pushtetin ekzekutiv. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)