19 Prill 2024

Kërkohet ndryshim radikal i Kushtetueses

Prishtinë, 2 mars - Partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK kanë për obligim që të nisin procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që nga preambula e saj e pjesët e tjera normative dhe jo të bëhen ndryshime kozmetike apo parciale.

Ndryshimi i aktit më të lartë juridik konsiderohet domosdoshmëri, duke marrë parasysh se shumë çështje, si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Gjykata Speciale, transformimi i FSK në FAK, Ligji për Zgjedhjet, mënyrës së zgjedhjes së presidentit... etj në vazhdimësi kanë interferuar në Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Zëri”.

 Ekspertët për çështje kushtetuese vlerësojnë se Kosova ka nevojë që të hapë Kushtetutën e saj dhe të bëjë ndryshime substanciale në aktin më të lartë juridik të vendit e jo ndryshime të bëhen vetëm për çështje të caktuara.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)