20 Prill 2024

Prishet koalicioni LDK - PDK në Kaçanik

Kaçanik, 28 shkurt - Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kaçanik ka njoftuar s e në mbledhjen e kryesisë së kësaj parite është vendosur që në mënyrë të njëanshme të prishet marrëveshja për bashkëqeversje lokale me partnerin PDK.

“Ne si subjekt politik falendërojmë drejtorët e departamenteve të udhëhequra nga LDK-Dega në Kaçanik për punën e tyre shembullore, profesionale dhe disiplinore të konfirmuara në bazë të arritjeve të objektivave që kanë patur.\"

\"LDK-Dega në Kaçanik ka hyrë në këtë koalicion për interes dhe në të mirë të zhvillimit lokal të Komunës tonë, mirëpo edhe në opozitë ne u sigurojmë votuesve, anëtarësisë dhe qytetarëve tanë se do të vazhdojmë me angazhimin e mëtutjeshëm si zë për ti kontribuar në vazhdimësi interesit të përgjithshëm të qytetarit ”, thuhet në njoftimin e LDK-së, Dega në Kaçanik.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)