20 Prill 2024

AAK: Sulmet ndaj Blerim Kuçit, insinuata anakronike dhe shpifje tendencioze

Prishtinë, 27 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh shqetësim për insinuatat anakronike, të dëmshme dhe plotësisht të pavërteta për një personalitet kombëtar, siç është Blerim Kuçi.

Aleanca vlerëson se nxitja e debateve të tilla, e sponzorizuar nga njerëz që duan t’i largojnë mëkatet nga vetja, është fyese dhe e dëmshme.

Aleanca është e befasuar se si mund të ndodh në vazhdimësi që, njerëzit që dikur i kanë shërbyer vendit, ta fusin veten në situata të tilla.

Aleanca i rikujton gjithë opinionit publik, kudo, që familja Kuçi me gjenerata i ka shërbyer vendit dhe kombit dhe njëjtë ka vepruar edhe Blerim Kuçi, si një patriot dhe luftëtar i lirisë.

Aleanca mburret që në radhët e veta ka një njeri të tillë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)