19 Prill 2024

Bushati: Shqipëria do të përkrah Kosovën

Prishtinë, 27 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe perspektivën evropiane të të dyja vendeve si dhe të rajonit të Evropës Juglindore.

Presidentja Jahjaga dhe ministri Bushati theksuan rëndësinë e përmbylljes së kapitujve në procesin e integrimeve evropiane dhe të thellojnë bashkëpunimin rajonal si një prej kushteve të rëndësishme në rrugën e integrimeve.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është e domosdoshme që Kosova të ruajë hapin e saj në proceset integruese dhe të shtojë angazhimin e saj në fusha të ndryshme, posaçërisht në energjetikë e infrastrukturë, që njëkohësisht janë edhe projekte rajonale.

Presidentja Jahjaga theksoi se bashkëpunimi rajonal është i përcaktuar edhe nga dinamika e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përmes procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, dhe tha se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet edhe nga përmbushja e obligimeve dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në procesin e Brukselit.

Ministri i punëve i jashtme i Republikës së Shqipërisë, zotëri Ditmir Bushati theksoi se të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Kosovën, kanë perspektivë evropiane dhe ato duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre përmes projekteve të përbashkëta, që do të ndihmojë edhe zhvillimin e përgjithshëm të të gjithë rajonit.

 Ai tha se Shqipëria do të jetë përkrah Kosovës dhe do ta mbështes atë në çdo fushë dhe në proceset integruese.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)