20 Prill 2024

Ministri Hyseni: Nuk m’u helmua gruaja, por këshilltarja

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka mohuar lajmin e medieve se bashkëshortja e tij është helmuar gjatë një dreke në Laç, Shqipëri.

Në një prononcim për gazetën “Zëri”, Hyseni ka thënë se bashkëshortja e tij është në gjendje të shkëlqyer dhe se ajo nuk ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Shqipëri.

“Gruaja ime është në gjendje të shkëlqyeshme dhe s’ka qenë me mua në Shqipëri. Ajo punon në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë. Delegacioni i Kosovës, i cili zhvilloi takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë i përbërë nga unë, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe dy këshilltarët, Shqipe Mjekiqi dhe Shkodrana Manaj”, ka thënë ai.

Sipas ministrit ka qenë këshilltarja e tij ajo që ka përfunduar në spitalin e Laçit, pas disa shqetësime të shfaqura rrugës për në Kosovë.

“Shqipe Mjekiqi, këshilltarja ime, ka ndjerë një mundim dhe i njëjti është ndal dhe është trajtuar dhe ka marr trajtim në Laç dhe delegacioni ka vazhduar rrugën për Kosovën”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)