20 Prill 2024

Veseli: Askush më mirë se populli nuk e njeh fuqinë e solidaritetit

Prishtinë, 30 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kasdri  Veseli, takoi sot drejtuesin e Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, me bashkëpunëtorë.

Në takim u bisedua për misionin e Caritas-it në Kosovë, me vizionin e kësaj organizate humanitare me qëllim të promovimit të vlerave të përgjithshme universale, përmirësimin e kushteve të jetës ekonomike e sociale të shoqërisë kosovare, si dhe përfshirjen sociale,  duke u përkushtuar kryesisht ndaj njerëzve në nevojë dhe atyre të margjinalizuar.
U përmendën, ndërkaq,  edhe projektet e shumta të realizuara nga kjo organizatë.

Veseli përgëzoi Don Viktor Sopin për përkushtimin e dëshmuar në përmbushjen e misionit të organizatës humanitare Caritas, duke theksuar se promovimi i solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë ndaj njëri tjetrit, pa dallim, është mision shumë fisnik, andaj çdonjëri nga ne ka obligim të kontribuojë në këtë drejtim.

“Askush më mirë se populli i Kosovës nuk e njeh fuqinë e solidaritetit njerëzor, fuqinë e humanizmit i cili qëndron në themel të punës së Caritas Kosova dhe shoqatave simotra të saj në gjithë botën”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se një pjesë e qytetarëve në Kosovë ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje,  jo vetëm nëpërmjet institucioneve shtetërore,  por edhe donatorëve, vullnetarëve dhe njerëzve  të vullnetit të mirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)