19 Prill 2024

Tahiri priti në takim ambasadoren e Zvicrës, Krystyna Marty Lang

Prishtinë, 30 janar - Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Ministrja Edita Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe shprehu  përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme.  

“Jemi të përkushtuar për të zhvilluar dhe përparuar shtetin me vizionin euroatlantik, duke bërë progres substancial në fushat prioritare  të sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik në të mirë të qytetarëve të vendit tonë. Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe përkushtimi jonë për dialogun e Brukselit  do të ndihmojë integrimin evropian për Kosovën dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja Tahiri.

Nga ana e saj, ambasadorja Lang theksoi se Zvicra do të vazhdojë mbështetjen për progresin në Kosovë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë përparime të reja në të ardhmen. Ajo vlerësoi prioritet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës duke shprehur bindjen për sukseset e reja të shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sidomos për rolin e saj në bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësinë e mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)