23 Prill 2024

Hoxhaj: Protestat dëmtojnë imazhin e Kosovës

Prishtinë, 30 janar - Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se protestat nuk mund të kenë ndikim në atë që një vend ta njohë apo jo Kosovën, por mund të kenë ndikim të madh dëmtimin e imazhit të shtetit të Kosovës.

Ai tha se skenat e tilla të përdorimit të dhunës në rrugë të Kosovës kund institucioneve të vendit e dëmtojnë imazhin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës.

“Kështu që, çdo forcë politike duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo që ndodh brenda Kosovës ka ndikim negativ edhe jashtë saj”, tha Hoxhaj në një intervistë për ‘Epokën e re’.

Hoxhaj ka folur edhe për raportet me shtetin grek. Ai tha se subjekti politik që tani udhëheq Greqinë, SYRIZIA, ka qëndrim pozitiv për Kosovën.

Megjithatë, sipas tij, mbetet shumë për t’u bërë deri në njohjen e Kosovës nga Greqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)