20 Prill 2024

Jacobson: Dhuna në protesta – e papranueshme

Prishtinë, 30 janar - Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës dënoi dhunën që përfshiu protestat e kësaj jave në Kosovë dhe bëri thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve politike.

"Faji për dhunën atyre që njerëzve që hodhën gurë, që thyen xhamat në ndërtesën e qeverisë, që dëmtuan sheshin Skenderbej, sulmuan restorantin dhe sulmuan pronarin e tij, ata individë. Unë mendoj se ishin 200 -300 syresh që duhet fajësuar për dhunën."

"Vëzhguesit ndërkombëtarë që ishin në qendrën komanduese gjatë protestës, gjykuan se përgjigja e policisë ishte tërësisht e përshtatshme për kushtet. Kudo në botë kur turma bëhet e dhunshme dhe hedh gurë, policia duhet të përdorë metodat e saj për shpërndarjen e turmës. Mendoj se duhet të përqendrohemi tek ata njerëz që ushtruan dhunë", theksoi ajo.

Opozita paralajmëroi sërish protesta për të mërkurën më 4 shkurt, me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe qartësimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça.

Ambasadorja Jacobson tha se këto dy çështje janë pretekste por jo edhe arsyeja kryesore e protestave në të cilat janë përfshirë edhe njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.

Qeveria sipas saj u përpoq të bëjë ishte shmangia e likuidimit të Trepçës. Dhe kjo ndodhi për shkak të vendimit te Dhomës së posaçme të Gjykatës së lartë e cila tha që nëse Trepça nuk riorganizohet nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës deri më 2 shkurt, ajo do të likuidohet, që do te ishte përfundimi më i keq për të gjithë.

"Me fjalë të tjera, ajo do të falimentonte, punëtorët nuk do të kishin punë dhe paga. Prandaj, qeveria u përpoq të gjej rrugë për të shmangur një skenar të tillë. Një nga idetë ishte shtetëzimi, që u paraqit në parlament dhe pastaj u tërhoq."

"Unë mendoj se shtetëzimi është ide e keqe. Pikë së pari do të vinte buxhetin e qeverisë para pretendimeve të kreditorëve, përfshirë ata nga Serbia dhe Greqia që mund të arrinin në 1 miliardë e 400 milion dollarë. Ne e dimë që buxheti i qeverisë është nën trysni dhe qartazi nuk ka mundësi që taksapaguesit e Kosovës të paguajnë një borxh të tillë. Së dyti, shtetëzimi i një ndërmarrje të rëndësishme si Trepça, do të dërgonte një sinjal rrëqethës tek investitorët për drejtimin e ekonomisë së Kosovës", theksoi Jacobson

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)