20 Prill 2024

AAK-ja e Nisma e përkrahin protestën

Prishtinë, 29 janar -  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do të marrin pjesë në protestën e radhës, e cila do të mbahet në Prishtinë më 4 shkurt.


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka bërë me dije sot se protesta do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protestën vazhdojnë ta përkrahin AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e përkrah vazhdimin e protestave për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit dhe për mbrojtjen e “Trepçë”-s. “Do t’i vazhdojmë protestat. Jemi në përzgjedhje të ditës se cila do të jetë dita më adekuate”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për protestën e së martës. “Pamjet e së martës kanë qenë shumë të mira sepse ka pasur një protestë, ku në shesh kanë qenë rreth 20 mijë protestues. Njëkohësisht ka pasur një konflikt në mes të protestuesve dhe policisë, i cili ka eskaluar në dhunë. Por ne nuk e përkrahim dhunën”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa sa i përket shkarkimit të Jabllanoviqit, Haradinaj ka thënë se kryeministri Mustafa duhet të veprojë dhe të mos jetojë me paranojë.

Edhe Nisma për Kosovën nëpërmjet një komunikate për media ka mbështetur protestën, që do të mbahet të mërkurën më 4 shkurt. Nisma për Kosovën i ka ftuar qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e saj që të jenë pjesë e protestës.

“Nisma për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që protestën ta shikojë të drejtë qytetare të garantuar me Kushtetutë, që Policia e Kosovës të jetë në mbrojtje të rendit e të qytetarëve të Republikës. Nisma i fton gjithë qytetarët për protesta paqësore, të qeta e dinjitoze, ashtu siç janë edhe kërkesat e drejta e dinjitoze!”, është thënë në njoftimin e Nismës për Kosovën.(Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)