28 Mars 2024

LDK në Ferizaj përmes shantazhit zgjedh kryesuesin e Kuvendit

Ferizaj, 29 janar - Sot Kuvendi Komunal i Ferizajt ka zgjedhur kryesuesin e ri, dhe ashtu siç pritej zgjedhja u bë në frymë anti-demokratike, karakterizuar me shantazhe dhe kërcënime prej anës së Kryetarit Svarqa ndaj deputeteve të zgjedhur të popullit.

Sipas burimeve që ka AVONET-i, deputet e Kuvendit Komunal janë detyruar nga të fotografojnë votat e tyre dhe ti raportojnë ato tek kryetari Svarqa. Po të mos ishte presioni dhe shantazhet e Kryetarit, sot Ferizaj, do të mund të krenohej me femrën e parë Kryesuese të Kuvendit Komunal në Kosovë.

Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal është një mundësi e humbur për z. Svarqa, për të dëshmuar përkushtimin e tij për funksionimin demokratik të Komunës.

Përkundrazi, z. Svrqa tregoi para qytetarëve të Ferizajt që modeli i tij i qeverisjes është ai i Adem Salihajt, duke u shndërruar në klon të z. Salihaj.

Rrjeti AVONET, tërheq vërejtjen se Kryetari Svarqa me sjelljet dhe veprimet e tij, po acaron qytetarët dhe po shkel obligimet e tij kushtetuese dhe ligjore. Është momenti i fundit kur z. Svarqa duhet të filloj të sjellët si kryetar i Komunës dhe jo si kryetar i LDK-së së Ferizajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)