28 Mars 2024

Edhe PDK kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Prishtinë, 28 janar - Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë shpreh keqardhjen dhe mospajtimin e saj lidhur me sjelljen e Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti në Protestën e djeshme të opozites, në të cilën njeri nga eksponentët dhe orkestruesit qendror ishte Ahmeti.


Lirak Çelaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë ka thënë Kryetari i Prishtinës me pjesëmarrjen dhe nxitjen e tij, dëshmoi përfundimisht se nuk është kryetar i qytetarëve shumicë në emër të të cilëve qeverisë, por eksponent-ekzemplar i një subjekti opozitar që programin e vet politik tenton ta imponojë në rrugë jodemokratike.

\"Kryetari i Prishtinës deshmoi se misioni i tij nuk është udhëheqja e Kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës, nuk është qeverisja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës, as kujdesi dhe mirëqenia e tyre, shëndeti as arsimimi, por shpërdorimi i postit si mjet dhe qëllim për marrje të pushtetit.\"

\"Kryetari i Prishtinës e vërtetoi tërësisht se në agjendën e tij nuk është menaxhimi i resurseve dhe të mirave private e publike por shkatërrimi i tyre për hir të pushtetit. Z. Ahmeti dëshmoi se thirrja në ligj e ligjshmëri janë alibi dhe jo obligim ligjor i një udhëheqësi të zgjedhur\", ka theksuar Çelaj.

Kryetari Ahmeti përfundimisht sipas tij tregoi se është i vetmi Kryetar i një Kryeqyteti që gjithëçka është ndërtuar me mund e sakrificë nga taksapaguesit-qytetar të sinqert të Prishtinës me vite, mund ta zhbëj në një ditë e në një orë të vetme, sikur ta kishte pronë të falur!

Në këtë mënyrë Shpend Ahmeti sipas tij është shndërruar në simbol të shkeljeve dhe sinonim i drejtuesit që nuk përfaqëson qytetarët por agjenda tjera që ai dhe bashkëpartiaket e tij dijnë t’i projektojnë.

Çelaj ka deklaruar se Kryesia e Degës së PDK-së në Prishtinë, kërkon dorëheqjen e Ahmeti dhe krijimin e mundesisë së qytetarëve për të pas kryetar të pergjegjshem çfarë e meritojnë ata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)