18 Prill 2024

LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Prishtinë, 28 janar - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë në një konferencë për media ka shpreh keqardhje për dëmet e shkaktuara në pronën publike dhe private të kryeqytetit, të shkaktuara në protestat e dhunshme të organizuara nga Vetëvendosja.

Në këto protesta mori pjesë e tërë udhëheqja e Komunës së Prishtinës dhe vetë kryetari Shprend Ahmeti.

LDK vlerëson se duke qenë pjesëmarrës i protestave të dhunshme të 27 janarit 2015, duke dashur të ketë dalë si protestues dhe eksponentë politikë i Vetëvendosjes, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, harroi se është kryetar i kryeqytetit, harroi se është kryetar i të gjithë qytetarëve, se është udhëheqës dhe menaxhues i pasurisë së Kryeqytetit.

\"Shpend Ahmeti jo vetëm që doli të mos jetë kryetar i denjë i qytetarëve të Prishtinës, por ai me eksponencën e tij dhe me sjelljen e tij, pa fije të ndërgjegjes politike, pa fije të ndërgjegjes e të përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të kryeqyetit, doli të jetë një nga organizatorët e dhunës në kryeqytet\", thekson LDK.

Arrestimi i tij sipas LDK si protestues i pandërgjegjshëm reflektoi cenuesin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

\"Shpend Ahmeti nga pushteti i Prishtinës e mallkoi policinë e Kosovës. Ai nga pushteti i Prishtinës i bëri hyxhym rrënimit të shtetit të tij. Ai nga pushteti i Kryeqyetit e turpëroi Prishtinën.\"

\"Një rrënues i vendit e i shtëpisë së vet si ky kryetar, nuk i duhet as kryeqytetit e as pushtetit. Kërkojmë nga nga Shpend Ahmeti që ta shqyrtojë pozicionin e tij prej kryetari të kryeqyetit. Vetëm dorëheqja e tij do ta shpëtonte kryeqytetin nga cënimi i rëndë që i bëri demokracisë së brishtë të këtij vendi\", theksoi LDK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)