26 Prill 2024

Bahtiri apelon për ndërprerje të protestave në Prishtinë

Prishtinë, 27 janar - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Prishtinë.

Ai duke qenë i brengosur për lëndimet e shumta që kanë marrë qytetarët dhe policët, si dhe për mundësin e eskalimit të gjendjes, apelon tek qytetarët, pjesëmarrës  që të ndërprejnë protestën dhe ti ikin konfrontimit me policinë.

“Duke mos e mohuar në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë të drejtën për protesta paqësore të qytetarëve, për të gjitha pakënaqësitë që ata kanë, kërkoj nga protestuesit që të ndërprejnë shprehjen e tillë të pakënaqësisë dhe të mos konfrontohen me organet e rendit.\"

\"Po ashtu, edhe nga Policia e Kosovës kërkoj që të jetë maksimalisht e kujdesshme gjatë intervenimit për qetësimin e gjendjes dhe mbajtjen e saj nën kontroll”, apelon kryetari Bahtiri.

Sipas kryetarit Bahtiri, lëndimi i qytetarëve dhe policëve, dëmtimi i pronës publike apo private, nuk është në të mirë të askujt. Përkundrazi, shton ai, zhvillimet e këtilla vetëm sa i vështirësojnë dhe prolongojnë zgjidhjet demokratike të problemeve dhe e dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)