20 Prill 2024

PDK shpreh keqardhje për thirrjet që debatet nga Parlamenti të barten në sheshe

Prishtinë, 26 janar -   Partia Demokratike e Kosovës respekton të drejtën ligjore, kushtetuese dhe demokratike të qytetarëve për të protestuar, por, për PDK-në, janë të papranueshme thirrjet kërcënuese dhe ultimative ndaj institucioneve legjitime.
 
Partia Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për thirrjet që debatet nga Parlamenti të barten në sheshe, ngase paraqesin rrezik për funksionimin e demokracisë.
 
Aktet e dhunës ndaj institucioneve, policisë së Kosovës, pronës private, si dhe sulmet fizike ndaj qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës, janë krejtësisht të papranueshme.  Njëherësh, PDK dënon ashpër sulmet edhe ndaj gazetarëve.
 
PDK, po ashtu, konsideron se deklaratat e papërgjegjshme të çdo ministri që nxisin tensione ndëretnike, janë të papranueshme për realitetin e ri politik.
 
Partia Demokratike e Kosovës  dënon sulmet ndaj përfaqësive diplomatike, e që po këto përfaqësi janë prej shteteve të para që kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
 
Partia Demokratike e Kosovës   fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë besim në institucionet kushtetuese, ku është vendi të shtrohen dhe zgjidhen të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve.
 
PDK kërkon nga partitë politike parlamentare që të reflektojnë përgjegjësi publike ndaj qytetarëve dhe institucioneve, dhe të shmangen nga keqpërdorimi i pakënaqësive reale  të qytetarëve me qëllim të përfitimeve politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)