26 Prill 2024

Presidentja Jahjaga mbështet Asociacionin e Komunave të Kosovës

Prishtinë, 26 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli dhe drejtorin ekzekutiv të këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe shprehu mbështetjen e saj për aktivitetet e këtij asociacioni, që përfaqëson interesat dhe shqetësimet e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëveprimit dhe koordinimit ndërinstitucional për të trajtuar të gjitha çështjet me interes për qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Naim Ismajli, e njoftoi Presidenten Jahjaga me aktivitetet e deritanishme dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që gëzon ky asociacion nga Presidentja e Republikës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)