18 Prill 2024

OJQ-të dënojnë dhunën e disa protestuesve

Prishtinë, 24 janar - Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës dhe huliganizmin  prej anës së  pjesëmarrësve të protestës, e cila u kap nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u keqpërdor për qëllime politike.

Rrjeti i Shoqërisë Civile AVONET si përkrahëse e protestës së sotme, e cila ishte thirrur për të shprehur kundërshtimin qytetar me sjelljen e Ministrit Jabllanovic,  shprehë indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm me dëmtimet që u bënë ndërtesave publike dhe pronës private.

Protesta u manipulua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila një thirrje qytetare për të reaguar, e shndërroi në platformë për të dërguar mesazhe politike, e ultimatum për qeverinë.

Rrjeti AVONET kërkon përgjegjësi dhe bënë thirrje që pakënaqësia qytetare për çështje parimore të mos manipulohet nga forcat politike.

Huliganizmi si metodë për arritjen e qëllimeve politike është absolutisht i papranueshëm në një shoqëri demokratike dhe të hapur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)