28 Mars 2024

Ultimatum 48 orë Qeverisë për ta shkarkuar Jabllanoviqin

Prishtinë, 24 janar - Mbi 30.000 qytetarë sot marshuan në protestën më të madhe pas luftës,  të thirrur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe shoqata “Thirrjet e Nënave” kundër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës.

Masa e protestuesve fillimisht u tubua në platonë para Bibliotekës Kombëtare, ku u zbarkuan dhjetëra autobusë me qytetarë, që erdhën nga të gjitha qendrat Kosovës. Marshi dinjitoz i protestuesve vazhdoi nëpër rrugën George Bush, Sheshin Nëna Terezë, për t’u ndalur para Qeverisë. Gjatë gjithë kohës thirreshin parullat “Jabllanoviq jashtë”, “Trepça është e jona” etj.

Protestuesve fillimisht iu drejtua Driton Çaushi, i cili tha se  Jehona e protestës në Gjakovë u përhap në të gjithë Kosovën. “Mirëpo Ku është Isa Mustafa, qe me shume i frikësohet një ministri fashist se sa popullit te tij, Ku është Hashim Thaçi qe na solli fashistët ne qeveri, e ku është Presidentja e vendit, pyeti ai.

Përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova dhe Luljeta Sharani thanë se dolën sepse  i vranë fëmijët, burrat, djemtë, vajzat 12 mijë vetë, 2 mijë shqiptarë u vranë, u masakruan nga fashizmi i Serbisë, nga kriminelët serbë. 6 mijë konsideroheshin të zhdukur. Edhe pas 16 viteve ende po zvarritet në varrezat e Serbisë, në Rashkë të Serbisë, të betonuar, iu kanë vu emrin “Kosmet Put”. A është e turpshme kjo? A është e dhimbshme kjo? Pyeti Nysrete Kumnova.

Ndërkaq Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,  Albin Kurti,  në fjalë e tij tha se pranvera në Kosovë po vjen dy muaj para kohës, duke aluduar në protestat e hershme që sivjet po mbahen gjithandej nëpër Kosovë. 

Duke folur për Jabllanoviqin, Kurti tha se ai po e mohon historinë tone dhe po i ofendon nënat e të pagjeturve, si dhe po e sulmon Trepçën tonë. Albin Kurti tha se kur populli del nga shtëpia në rrugë, atëherë qeveria duhet të shkojë në shtëpi. 

“Ne jemi mbledhur këtu për ta kërkuar nga Kryeministri ish Isa Mustafa, që ta shkarkojë Jabllanoviqin, ose përndryshe ai vet duhet të japë dorëheqje”, tha ai.

“Në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë dhe në Trepçë mundësohet zhvillimi i Kosovës. Nëse Trepça punon, Mitrovica bashkohet, Kosova jeton dhe i gjithë populli përparon”, vazhdoi ai.
Në emër të protestuesve, Albin Kurti i dha 48 orë Qeverisë që ta shkarkojë ministrin Jabllanoviq dhe ta sjellë në Kuvend Ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike, dhe nëse nuk ndodh kjo, ftoi të gjithë protestuesit që të dalin përsëri të martën, më 27 janar në ora 12:00.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)