25 Prill 2024

Thaçi, viziton Slloveninë

Prishtinë, 24 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në Lubjanë, më 28 janar, për një vizitë pune

Në këtë vizitë pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Sllovenisë, raporton agjencia sllovene e lajmeve Morel.

Thaçi në Lubjanë do të pritet nga homologu i tij slloven, Karl Erjavec, me të cilin pritet të diskutohen bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Sllovenisë, posaçërisht në sferën ekonomike, si dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian, shkruan sot Koha Ditore. Siç është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme sllovene, ministri Erjavec do t’i bëjë thirrje Thaçit që Kosova t’i vazhdojë reformat e domosdoshme, posaçërisht në fushën e bashkëpunimit me EULEX-in, ndërsa thuhet se dy shefat e diplomacive do të shkëmbejnë edhe mendimet rreth situatës në rajon.

Gjatë qëndrimit në Slloveni ministri i Jashtëm, Thaçi, është paralajmëruar se do të pritet edhe nga presidenti slloven, Borut Pahor, nga kryeministri Miro Cerar, si dhe nga kryetari i Parlamentit, Milan Brglez.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)