25 Prill 2024

Lansohet edicioni për perceptimet e publikut për dialogut me Serbinë

Prishtinë, 15 janar - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), bën lansimin e të gjeturave të Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus të veçantë në Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë.

Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.

Prezantimi do të përfshijë të dhënat rreth mendimeve të qytetarëve në lidhje me politikën e jashtme  të Kosovës dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rëndësi do ti kushtohet përceptimeve të qytetarëve në lidhje me: dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë - opinionet për vazhdimin, ndërprerjen apo ridizajnimin e dialogut me Serbinë; vlerësimin e qytetarëve rreth Asociacionit të Komunave Serbe si dhe themelimin e drejtorisë së veçantë rajonale të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ju lutem gjeni të bashkangjitur agjendën e conferences.

Sondazhi është realizuar gjatë pjeses së dytë të muajit tetor 2014, përmes intervistave sy me sy me amvisëri në Kosovë. Mostra kombëtare ka përfshirë 1101 amvisëri/respodentë dhe përfaqëson opinionet e qytetarëve të moshës mbi 18 vjet duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)