29 Mars 2024

Pagat mund të rriten gjatë vitit 2015

Prishtinë, 24 dhjetor -  Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2015 mund të marrë vendim për rritje të pagave, por, sipas tij, kjo mund të ndodh vetëm në qoftë se do të ketë rritje të hyrash në buxhet.

“Me këtë buxhet nuk është siguruar hapësira që tani të rriten pagat, që në fillim të vitit. Mirëpo, në qoftë se ne arrijmë t’i rrisim të hyrat buxhetore, atëherë nuk ka problem fare që në ndërkohë, gjatë vitit, të merret një vendim për rritje të pagave, mirëpo ai është vendim, i cili do të vlerësohet në qeveri, sepse me vendime të qeverisë edhe deri më tani janë rritur pagat”, ka thënë Mustafa në një intervistë për “Radio Kosovën”.

Po ashtu, Mustafa ka bërë me dije se në fund të vitit 2015, Kosova mund ta fitojë edhe liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)