20 Prill 2024

Jahjaga: Rrezikuam rënien e thellë ekonomike

Prishtinë, 22 dhjetor - Presidentja e Kosovës, Atifeje Jahjaga, tha se kriza gjashtëmujore vuri në rrezik shtetin dhe ka thelluar krizën e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

\"Dua të besoj se institucionet e përgjegjshme të Kosovës, do të ndryshojnë për të mirë jetën e qytetarëve të vendit, fëmijët e të cilëve nuk do të bëhen pre e qenve endacakë dhe nuk do të kërkojnë copat e bukës nëpër kontejnerë\", ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj në një kohë kur kemi pasur nevojën e konsolidimit ndërkombëtar të vendit, ne e kemi vënë në pikëpyetje edhe përpjekjen ndërkombëtare për ta mbështetur rrugën tonë të integrimeve.

\"Pra një numër ndikimesh me një sjellje, mbase edhe të papërgjegjshme, ndaj një situate shumë serioze për vendin\", ka theksuar ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)