23 Prill 2024

Qeveria pa plan për të ndalur migrimin

Prishtinë , 21 dhjetor - Analistët shprehen se fjalimi i kryeministrit Isa Mustafa se janë duke punuar intenzivisht për ta përgatitur një plan qeveritar, që do të jetë i gatshëm deri kah mesi i janarit, është non sens.

Ata thonë se plani duhej të formohej urgjentisht për të ndalur këtë dramë të migrimeve, e cila nuk po merr fund, por karvani i atyre që po lënë Kosovën është i tmerrshëm.

Viti që tashmë po lëmë pas është përshkruar me ikjen e dhjetëra mijëra personave jashtë vendit, duke e bërë që Kosova të prijë me numrin më t ë madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari, Gjermani, Francë etj, teksa në anën tjetër Qeveria e sapoformuar, nuk brengoset fare për këtë “tragjedi kombëtare”.


Rreth 35 mijë persona kërkuan azil gjjatë 2014 vetëm ën strehimoret e Hungarisë e të mos flasim për numrin e madh të azilkërkuesve në vendet e tjera./Kosova Sot/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)