23 Prill 2024

Mustafa s’i rishikon vendimet e Thaçit

Prishtinë, 19 dhjetor - Zotimi pesëmujor i LDK-së për rishikimin e të gjitha vendimeve nga ana e qeverisë në detyrë, po mbetet fjalë në letër.

Përmbushjen e këtij premtimi po ia pamundëson pikërisht partneri i saj në Qeveri, PDK-ja. Kjo e fundit u akuza rëndë nga partia e Isa Mustafës se kishte bërë punësime të militanteve të kësaj partie dhe kishte bërë nënshkrim të kontratave të dëmshme për buxhetin e vendit.

Kësisoj, bashkëqeverisja mes PDK-së dhe LDK-së ka ndikuar që kjo e fundit të mos i përmbahet premtimit të dhënë, shkruan “Tribuna”.

Madje, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se këtë pyetje duhet shtruar Qeverisë e jo atij. Ai ka thënë se është pjesë e LDK-së, por nuk është pjesë e Qeverisë duke mos dashur të përgjigjet nëse LDK do të insistojë në rishikimin e vendimeve.

E para koalicionit, nënkryetarët e LDK-së nuk e kishin problem të deklaroheshin e të zotoheshin për rishikim të vendimeve të Qeverisë. Pas kësaj, gazeta ka provuar të marrë qëndrim nga ministra të LDK-së, për këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. 


/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)