25 Prill 2024

Zvicra premton mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim, Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang e cila fillimisht e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi e falënderoi Ambasadoren Lang për mbështetjen që ka dhënë shteti zviceran për institucionet e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë dhe gjithashtu premtoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira edhe në të ardhmen me qëllim që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej në veçanti në fushën e drejtësisë.

Ambasadorja Marty Lang, uroi Ministrin Kuçi dhe u zotua që Ambasada zvicerane do të vazhdoj të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen duke i vënë theks bashkëpunimit të deritashëm i cili ka qenë i shkëlqyer.

Kuçi dhe Marty-Lang u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tutje veçanërisht bashkëpunimi juridik në çështjet civile, fushë kjo e rëndësishme për qytetarët, si dhe në forcimin e mëtutjeshëm të sistemit të noterisë në Kosovë.

Kuçi gjithashtu njoftoi Ambasadoren se një ndër çështjet me interes për Ministrinë e Drejtësisë do të jetë edhe sigurimi i kushteve më të volitshme ligjore  për investitorët e jashtëm, duke përfshirë edhe krijimin e mekanizmave të specializuar brenda sistemit gjyqësor që trajtojnë çështjet e investitorëve të huaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)