20 Prill 2024

KQZ miratoj planin për zgjedhjet në Graçanicë

Prishtinë, 18 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 52-të për vitin 2014, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen më 18 janar 2015.

Ky plan parashesh të gjitha aktivitetet ligjore dhe teknike për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë.

Ndër tjerash, sipas Planit Operacional, periudha e fushatës së zgjedhjeve për Subjektet Politike do të zgjasë pesë (5) ditë, nga 12 deri më 16 janar 2015.

Gjithashtu, lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, KQZ mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore sipas Rregullës Zgjedhore nr. 15/2013, si dhe miratoi planin e buxhetit për këto zgjedhje.

Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, KQZ mori vendim për regjistrimin e katër (4) Partive Politike:

1.    “Partia e Ballit” (PB);
2.    “Lëvizja Qytetare Vatra” (LQV);
3.    “Pokret za Gora” (PG);
4.    “Partia Demokratike e Unitetit” (PDU).

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi raportin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)