20 Prill 2024

Gruevski uron Mustafen

Prishtinë, 18 dhjetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës sëKosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri iMaqedonisë, Nikolla Gruevski.

Në telegramin e urimit të Kryeministrit Gruevski thuhet:

Shkëlqesia  juaj,

Kam nderin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal të ju uroj përzemërsisht me rastin e zgjedhjes tuaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Qëllimi ynë është zhvillimi dhe avancimi i politikës së fqinjësisë së mirë, të bazuar në vlera parimore, marrëdhënie të afërta dhe miqësore, të cilat përpiqemi t’i zhvillojmë në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të respektimit të parimeve demokratike.

Dua të shfrytëzoj rastin dhe të ritheksoj interesimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshi ekonominë, si fushën me potencialin më të madh.

I bindur se do të punojmë bashkë në fuqizimin e prosperitetit demokratik, ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë në regjion, më lejoni që edhe një herë t\'iu shprehi konsideratën time më të lartë.

Nikolla GRUEVSKI

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)