29 Mars 2024

Veseli takoi kryetarin e Shoqatës së Malaziasve në Kosovë, Vujiçiq

Prishtinë, 17 dhjetor - Kyetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka takuar kryetarin e Shoqatës së Malaziasve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq.

Në fillim të takimit z. Vujiçiq e uroi kryetarin e Kuvendit, Veseli për postin e ri, duke i uruar sukses dhe realizimin e agjendave të Kuvendit të Kosovës në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, si  dhe shprehu sigurinë se ai, si mik i popullit malazias, do t’i kontribuojë proceseve integruese dhe stabilitetit rajonal.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi z. Vujiçiq për angazhimin e tij, për kultivimin e marrëdhënieve të mira  ndërmjet popujve të rajonit. Ai ka vënë në pah se në këtë mes, komuniteti  shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazias në Kosovë, duke u ndjerë të lirë dhe të barabartë, mund të jenë faktorë shtesë të miqësisë dhe stabilitetit.

Në takim u theksuan çështjet që kanë të bëjnë me jetën malaziasve në Republikën e Kosovës, integrimin e tyre në institucione, punësim, subvencionet për medie, në bujqësi, si dhe avancimin në përgjithësi të gjendjes së minoriteteve në të dyja vendet respektive. Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve mund të thellohet dhe zgjerohet në dobi të ndërsjellë dhe interesin e përbashkët të qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)