25 Prill 2024

Zarif: UNMIK do të zbatojë qasje pragmatike dhe konstruktive

Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot priti në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.

Kryeministri Mustafa e falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që UNMIK-u ka dhënë në proceset në Kosovë, si dhe siguroj edhe njëherë për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar së bashku, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë.

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,  Zarif, duke e uruar për pozitën e re, e siguroj kryeministrin Mustafa, që UNMIK-u do të bashkëpunojë dhe do të zbatojë qasje pragmatike dhe konstruktive.

Në takim u bisedua për çështje që dalin nga dialogu, për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe aspekte tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)