26 Prill 2024

KQZ zëvendëson deputetet

Prishtinë, 17 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja Daka në emër të KQZ-së uroi mirëseardhje për anëtarët e rinj, Eshref Vishi dhe Ergit Qeli, të cilëve u dëshiroi sukses në angazhimin e tyre si anëtarë të KQZ-së. 

Në vazhdim të mbledhjes, në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë sipas listave të Subjekteve Politike përkatëse për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershort 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon që:

·    Nga Subjekti Politik “Partia Demokratike e Kosovës Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës”, të bëhen këto zëvendësime:
o    Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;
o    Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;
o    Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin;
o    Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;
o    Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.

·    Nga Subjekti Politik “Lidhja Demokratike e Kosovës”, të bëhen këto zëvendësime:
o    Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;
o    Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;
o    Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;
o    Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe
o    Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.

·    Nga Subjekti Politik “Lëvizja Vetëvendosje”, të bëhet ky zëvendësim:
o    Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun. 

·    Nga Subjekti Politik “Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), të bëhet ky zëvendësim:
o    Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.

·    Nga Subjekti Politik “Koalicija VAKAT” të bëhet ky zëvendësim:
o    Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, pas shqyrtimit të disa kërkesave të Kuvendeve të ndryshme Komunale, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve si në vijim:
o    Kuvendi Komunal në Skënderaj:
Shpresa Gashi zëvendëson Donjeta Bytyçin (Partia Demokratike e Kosovës).

o    Kuvendi Komunal në Prizren:
Naser Berisha zëvendëson Masar Shalën (Partia Demokratike e Kosovës);
Skender Susuri zëvendëson Osman Hajdarin (Bashkimi Demokratik).

o    Kuvendi Komunal në Drenas:
Jetullah Nishori zëvendëson Ferki Karaxhën (Iniciativa Qytetare për Drenasin); 
Elmi Shala zëvendëson Arsim Ahmetin (Partia Demokratike e Kosovës).

o    Kuvendi Komunal në Kaçanik:
Ramadan Dema zëvendëson Ilaz Cekën (Partia Demokratike e Kosovës).

o    Kuvendi Komunal në Shtime:
Visar Shabani zëvendëson Nazmi Iballin (Partia Demokratike e Kosovës).

o    Kuvendi Komunal në Gjakovë:
Mimoza Shala zëvendëson Arbërije Nagavcin (Lëvizja Vetëvendosje).



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)