29 Mars 2024

Rinia e PDK-së vendosi emrin e Skënderbeut në monumentin e tij

Prishtinë, 28 nëntor - Rinia e PDK’së në Prishtinë, për nder të 28 Nëntorit, vendosën në monumentin e Skënderbeut në Prishtinë emrin e tij dhe kërkuan nga udhëheqja komunale e Prishtinës një mirëmbajtje më të mirë për monumentet e heronjve.

Çlirim Haziri nga të rinjtë e degës së PDK’së në Prishtinë, tha se duke vendosur emrin e Heroit të Kombit ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’, në monumentin e tij paemër në Prishtinë, si të rinj dëshirojnë të tregojnë respekt dhe nderim, jo vetëm për Skënderbeun, por për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për kombin shqiptar.

“Në këtë datë historike, e cila është personifikim i sakrificës së madhe të kombit shqiptar, ne kujtojmë veprat e larta të trimërisë dhe vetëmohimit të heronjve tanë.\"

\"Por, njëherësh, si të rinj apelojmë te udhëheqja komunale e Prishtinës, që para se të mbështillen me flamurin kuq e zi dhe ta përdorin çështjen kombëtare për politika ditore, të kryejnë përgjegjësinë e tyre ligjore dhe patriotike për mirëmbajtjen e monumenteve të heronjve e heroinave tona në Prishtinë, dhe jo t’i neglizhojnë duke mos ua vendosur as emrat, si këtu te heroi ynë kombëtar Skënderbeu”, tha Haziri, në emër të të rinjve të PDK’së.

Rinia e PDK’së në Prishtinë, duka ua uruar festën e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë, kërkoi që të punohet së bashku për shtetet tona, sepse duke e bërë këtë, sipas tyre nderohen heronjtë dhe fuqizohet kombi shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)