29 Mars 2024

Vetëvendosje bën homazhe në Prekaz dhe te Zahir Pajaziti

Prishtinë, 28 nëntor - Sot, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje!, i prirë nga Kryetari, Albin Kurti, për nder të Ditës së Flamurit, përvjetorit të daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jasharit, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, si dhe vizitoi familjen Jashari.

Me këtë rast Albin Kurti tha se 28 Nëntori është edhe ditëlindja e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe ditëlindja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.

\"Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë ka lindur Adem Jashari dhe po aq kohë më vonë, pra në vitin e 43\'të të jetës së tij, ai bie heroikisht për Shqipërinë.\"

\"Ideja e Shqipërisë i ka lindur heronjtë dhe heronjtë e kanë bërë Shqipërinë. Duke i nderuar ata, ne ecim rrugës së ndriçuar”, theksoi Kurti.

Pas vizitës në Prekaz, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! bëri homazhe edhe te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Aty Albin Kurti tha se Zahir Pajaziti është emri i drejtësisë popullore. Prej aksioneve të shumta të tij çlirimtare e deri te rënia bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, Zahiri ia dha një hov të fuqishëm edhe UÇK-së edhe besimit në popull për ekzistencën e UÇK-së.

\"Duke e besuar populli UÇK-në, u rrit vetëbesimi i popullit. Kjo datë, ky flamur, dhe të gjithë heronjtë e kombit na e mundësojnë si krenarinë e dinjitetin, po ashtu edhe sigurinë e përparimin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)