19 Prill 2024

Demaçi: Dalja publike e UÇK-së e madhështoi Festën e Flamurit

Prishtinë, 28 nëntor - Adem Demaçi mendon se dalja publike e UÇK-së pikërisht më datë 28 Nëntor e ka madhështuar edhe më shumë Festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Demaçi tregon se si nuk kishte mundur t’i rezistonte entuziazmit dhe gëzimit, kur kishte parë tre pjesëtarët e UÇK-së që kishin dal për herë të parë publikisht në Llaushë të Skënderajt me 28 nëntor, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe.

“Ne e kemi pritur me një gëzim që është forcuar deri në atë shkallë sa që tash po legalizohet dhe po mbyllet goja e atyre që merreshin me një propagandë të zezë, që mundoheshin të mohonin ekzistencën e UÇK-së, që mundoheshin para botës të thonë se janë do banditë, do hajna se s’ka ushtri as asgjë, kështu që kjo ishte një kapitull i ri i legalizimit dhe daljes në dritë dhe në logun e asaj që luhej që lufta ishte për çlirim dhe përpjekjet e Serbisë që ishin për ta shtypur kryengritjen tonë”, thotë Demaçi per RTK.

Adem Demaçi thekson se UÇK-ja ishte një ëndërr dhe se kurrë shqiptarët e Kosovës nuk e kishin menduar se shqiptarët do të mund ta lufonin pushtuesin serb./

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)