24 Prill 2024

Gjimnazi “Skënderbeu” kremtoi 28 Nëntorin

Kaçanik, 28 nëntor - Gjimnazi “Skënderbeu” në Kaçanik, me një program të pasur kulturor artistik e ka shënuar 102 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorin e paraqitjes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para nxënësve, arsimtarëve e mysafirëve të tjera, grupi i aktorëve të rinj të gjimnazit kanë imituar fragmente të shkëputura nga filmi shqiptar ”Nëntori i Dytë” përmes së cilit trajtohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, shpallja e pavarësisë së kombit Shqiptar.
 
Kryetari i Komunës, Besim I Ilazi ka thënë Festat e nëntorit përbëjnë ngjarjen më të madhe të kombit tonë. “Më 28 nëntor mbushen plotë 102 vjet kur plaku i urtë Ismail Qemali në Vlorë shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Sot festojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes publike për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përkujtojmë përvjetorin e 20 të rënies së dëshmorit Ismajl Raka”, ka theksuar ai.
 Ilazi, me këtë rast edhe i ka uruar festat e nëntorit nxënësve, arsimtarëve dhe gjithë të pranishmëve tjerë.

Për nderë të festës, nxënësit kanë zhvilluar edhe aktivitete tjera diturore e sportive ndërsa fituesit janë shpërblyer me Mirënjohje. Me mirënjohje post mortem është nderuar, tani më i ndjeri prof. Muhamet Shala, për kontributin e dhënë shumëvjeçar si profesor i artit figurativ.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)