25 Prill 2024

Kopf shprehu gatishmërinë e Austrisë për ta mbështetur Kosovën

Prishtinë, 27 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Austrisë, zotëri Karheinz Kopf, i cili po qëndron në Kosovë me një grup të afaristëve nga Austria, që kanë shfaqur interesimin e tyre për investime në vendin tonë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi përkrahjen dhe ndihmën që Austria i ka dhënë Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën ekonomike dhe posaçërisht të investimeve.

Ajo tha se Kosova po punon në krijimin e një klime të mirë të biznesit për të tërhequr investitorë nga jashtë.

Presidentja Jahjaga shprehu besimin e saj se me ndërtimin e shpejtë të institucioneve të vendit, bashkëpunimi ndërparlamentar do të vazhdojë përmes shkëmbimit të përvojave. Ajo tha se ndihma e Austrisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën është shumë e rëndësishme.

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Austrisë, zotëri Karheinz Kopf u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe posaçërisht për kapacitetet dhe mundësitë që ofron Kosova për investime dhe shprehu gatishmërinë e Austrisë për ta mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)