20 Prill 2024

Thaçi e Mustafa, nuk i zënë besë njëri-tjetrit

Prishtinë, 27 nëntor - Derisa Mustafa raportohej se kërkonte garanci ndërkombëtare për postin e kryeministrit para se të pajtohej që partia e tij të hynte në koalicion qeverisës me PDK-në e Thaçit, tani është kreu i PDK-së ai që kërkon garanci se Mustafa dhe LDK-ja nuk do ta “tradhtojnë” pas dy vjetësh, kur Atifete Jahjagës t’i skadojë mandati dhe Thaçi të kërkojë postin e saj.

Mosbesimin mes rivalëve të deridjeshëm të kthyer në partnerë politikë brenda natës po e shkakton edhe zvarritja e mëtutjeshme e procesit, meqë kërkimi i garancive të ndërsjella duket se e bllokon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, meqë partitë kërkojnë që gjithçka të votohet në pako, brenda një seance.

/Koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)