29 Mars 2024

Thaçi: Duke kujtuar të kaluarën po ndërtojmë të ardhmen

Prishtinë, 26 nëntor - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka deklaruar se “duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”.

Ai shtoi se sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi tha se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)