19 Prill 2024

Vetëvendosje e quan sekrete qeverisja e Komunës së Ferizajt

Prishtinë, 26 nëntor - Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes ! në Ferizaj përmes një aksioni simbolik treguan mungesën e transparencës së qeverisjes së kësaj Komunë.

Aty u paraqitën kërkesat e shumta për qasje në dokumente zyrtare të asamblistit të Vetëvendosje!-s në këtë Komunë, Sylejman Zeka, kërkesa për të cilat asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje.

Asamblisti i Vetëvendosje!-s tregoi se këto lidhen me marrëveshjet e kryetarit Sfarqa me \"Caritas Kosova\"; informacionet në lidhje me shkarkimin e drejtoreshës së Kopshtit të Fëmijëve te Lagja e Re; emërimin e anëtares së Kuvendit të Komunës, Arta Tahiri,  në pozitën e drejtoreshës në po këtë kopsht të fëmijëve; informacioneve në lidhje me financat dhe punësimin e personave pa konkurs në ndërmarrjet e ndryshme publike lokale; e të tjera.

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet sot, përveç pikave  të tjera të propozuara dhe seancën Kuvendit të Komunës (e cila do të mbahet nesër), janë edhe dy pika që lidhen me mungesën e transparencës së Komunës.

E para ka të bëjë me propozimin për miratimin e Rregullores për Transparencë, e ku dihet botërisht se ekziston Ligji për Qasje në  Dokumente Publike dhe udhëzimi administrative nr. 05-2013 i MAPL-së për Transparencë në Komuna, të cilat Komuna në rastet e lartcekura nuk i ka zbatuar.

Kështu që, propozimi i Kryetarit të Komunës për miratimin e Rregullores për Transparencë, duke e parë dhe duke e ditur se nga vetë Kryetari i Komunës nuk zbatohen këto ligje, paraqet ironi të llojit të vet.

E dyta ndërlidhet me informatën për Marrëveshjen e Komunës me \"Caritas Kosova\", e ku për këtë marrëveshje ka pothuajse 2 muaj që anëtarët e kuvendit kërkojnë informacione se çka në fakt përmban kjo marrëveshje.

Për këtë pikë, neve si anëtarë të Kuvendit  fare nuk na është dorëzuar marrëveshja në fjalë, me ç’rast Administrata e Komunës ka shkelur Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)