25 Prill 2024

Jahjaga bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Prishtinë, 26 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot erdha për të nderuar vendin ku prehen dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë, për të përkujtuar sakrificën e tyre, që është kujtesa më e madhe se rruga drejt lirisë nuk ka qenë aspak e lehtë”, theksoi Presidentja Jahjaga për të shtruar se kjo rrugë bëri që Kosova sot të jetë vend i lirë, vend demokratik, një vend i pavarur dhe sovran, një vend që ka një të ardhme të qartë drejt integrimeve evropiane dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve, vepra e të cilëve do të jetë udhërrëfyes për ne dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme”, u shpreh Presidentja Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)