28 Mars 2024

Lobi për Barazi Gjinore kërkon 40% të përfaqësimit i kuotës gjinore

Prishtinë, 25 nëntor - Lobi për Barazi Gjinore kërkon që përfaqësimi i kuotës gjinore të mbetet 40% dhe që Zyrtarët për Barazi Gjinore të vihen në nivelin më të latë të vendimmarrjes.

Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë, i cili u themelua me 21 nëntor 2014, me deklaratë të nënshkruar nga 64 gra nga sfera e politikës dhe shoqërisë civile nga 17 komuna të ndryshme, bën deklaratën e parë me kërkesat e mëposhtme:

1. Kuota gjinore përfaqësuese egzistuese në Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj) duhet të mbetet 40%;

2. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (Nr. DL-027-2008) dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës (Nr. DL-026-2008) duhet të amandamentohen, në mënyrë që kuota e përmendur aty (30%) të përputhet me kuotën 40 % që përmendet në LBGj, në të kundërten kjo nuk paraqet përfaqësim të barabartë siç kërkohet në LBGj.

3. Të sigurohemi që në Ligjin e amandamentuar për Barazi Gjinore do të qartësohen rolet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve për barazi gjinore nëpër komuna dhe ministri, dhe se ata do të vendosen në nivelin më të lartë të vendimmarrjes brenda komunave dhe ministrive (e jo në departamentet e burimeve njerëzore), që të mund ta përfshijnë perspektivën gjinore në mënyrë efektive branda isnstitucionit në të cilin shërbejnë (p.sh., në të gjitha politikat, buxhetet, programet dhe aktivitetet).

Lobi për Barazi Gjinore u themelua në takimin e tretë të Grupeve Avokuese të Grave, i cili u mbajt në Strugë, Maqedoni.

Për të lexuar Deklaratën e plotë të themelimit të Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë, ju lutem klikoni këtu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)