26 Prill 2024

Dërguti: Opozita do të jetë e bashkuar në këtë mandat

Prishtinë, 24 nëntor - Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, beson se opozita do të jetë e bashkuar në këtë mandat.

Ajo ka thënë se subjektet opozitare kanë vullnetin e mirë për t’u përballur ndaj koalicionit PDK-LDK dhe për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

Madje deputetja e VV-së, në përballje me opozitën llogarit edhe në ndihmën e deputetëve të LDK-së, të cilët nuk janë të kënaqur me koalicionin e arritur.

Sa iu përket kritikave të fundit që Vetëvendosje dhe AAK-ja kanë shkëmbyer, Dërguti ka thënë se kritikat janë të shëndetshme kur janë konstruktive. /epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)